Gjithçka që duhet ta dish për Linku.al — si funksionon, për kë është, dhe ku po shkojmë.
Linku.al është platformë shqiptare për kreatorë, influencerë, brende dhe biznese që duan t'i vendosin të gjitha linket e tyre në një profil të vetëm. Me Linku.al mund të krijosh një faqe personale si linku.al/emriyt dhe ta përdorësh në bio, video, kampanja ose komunikim me klientë.
Jo. Linku.al fillon si një profil i thjeshtë për linket e tua, por është ndërtuar si platformë më e madhe për kreatorë. Qëllimi afatgjatë është që Linku.al të bëhet vendi ku kreatorët prezantohen, analizojnë performancën e tyre dhe lidhen me biznese për bashkëpunime, UGC, reklama dhe kampanja.
Linku.al është për kreatorë, influencerë, biznese, brende, agjenci, artistë, fotografë, muzikantë, figura publike dhe këdo që dëshiron një prezencë më të qartë online. Nëse krijon në shqip ose ke audiencë shqiptare, Linku.al është për ty.
Në fazën e parë, Linku.al është duke u hapur gradualisht për përdoruesit e parë. Disa kreatorë të hershëm mund të marrin qasje speciale si pjesë e fazës early access. Më vonë, platforma do të ketë mundësi falas dhe plane me funksione shtesë.
Shko në faqen kryesore të Linku.al, shkruaj username-in që dëshiron dhe emailin tënd, pastaj dërgo kërkesën. Pas dërgimit do të shfaqet konfirmimi që kërkesa është pranuar me sukses dhe do të njoftohesh kur llogaria të jetë gati.
Sepse username-i yt është pjesë e identitetit tënd online. Nëse je kreator, biznes apo brend, është më mirë ta sigurosh emrin tënd herët, sidomos nëse dëshiron që profili yt të jetë i thjeshtë dhe profesional.
Po. Pasi të kesh qasje në dashboard, mund të ndryshosh profilin, linket, avatarin, bannerin, ngjyrat dhe elementet tjera të profilit tënd kur të duash.
Mund të vendosësh rrjetet sociale, website-in, produktet, shërbimet, videot, kurset, kontaktin, portfolio-n, dyqanin online, formularë, oferta ose çfarëdo linku që dëshiron ta ndash me audiencën.
Po. Bizneset mund ta përdorin Linku.al për ta bërë prezencën e tyre më të thjeshtë në rrjete sociale. Një biznes mund të vendosë menynë, ofertat, lokacionin, kontaktin, produktet, shërbimet dhe linket kryesore në një profil të vetëm.
Vizioni i Linku.al është që platforma të rritet nga një profil i thjeshtë linkesh në një hapësirë më të madhe për kreatorë dhe biznese. Në të ardhmen, Linku.al synon të ofrojë më shumë analytics, media kit, mjete profesionale për prezantim dhe mundësi bashkëpunimi mes kreatorëve dhe brendeve.
Linku Reward Program është pjesë e vizionit afatgjatë të platformës. Ideja është që në të ardhmen kreatorët dhe bizneset të lidhen më lehtë për bashkëpunime, UGC, reklama dhe kampanja. Ky funksion nuk është ende publik, por është pjesë e drejtimit ku po zhvillohet Linku.al.
Jo. Linku.al është për këdo që krijon në shqip ose ka audiencë shqiptare, kudo që ndodhet. Kjo përfshin Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe diasporën shqiptare.
Për pyetje, bashkëpunime ose kërkesa rreth platformës, mund të na kontaktosh përmes faqes Kontakto.